
fit n'shqip
Podkasti i parë i fitnesit i sjellë për shqiptarët nga shqiptarë. Trajnerët e Elite Sporting Club në Tiranë sjellin njohuri, eksperienca, trende nga Kopenhageni dhe tërë bota për dëgjuesin Shqiptarë në shqip (disa episode do të jenë në Anglisht). Podkasti u themelua ne Shkurt të vitit 2020. Ky podkast bëhet vullnetarisht dhe nuk ka ndonjë përfitim financiar nga mikpritësit ose të ftuarit dhe nuk përdoret për qëllime komerciale. Qëllimi i vetëm i këtij kanali është ndarja falas e informacionit rreth jetës së shëndetshme në shqip në gjithë botën si dhe promovimi i sportistëve Shqiptarë.
fit n'shqip
#65 - Leonard Bobani: Pronar i Iron Brothers Crossfit dhe instruktor Crossfit L1!
•
Arlind & Ledian, vëllezërit Selimaj
•
Season 4
•
Episode 12
Leonard Bobani filloi të stërvitej në sportin e Crossfit 11 vite më përpara, nën drejtimin e një instruktori danez. Nga pasioni për Crossfit, ai vendosi të hapë dhe palestrën Iron Brothers në Prishtinë. Një nga djemtë e tij, Elioni, është i renditur i 27 në botë në kategorinë e adoleshentëve në Crossfit.
Në këtë episod, folëm me Leonardin mbi:
- Fillimi i rrugëtimit të tij në Crossfit.
- Kultura e fitnesit dhe mentaliteti i klientëve në Kosovë.
- Crossfit Kids - a është i shëndetshëm Crossfit për fëmijët?
- Programimi i klasave dhe sfidat e drejtimit të një crossfit box.
- Planet për të ardhmen.
Podcast mund të gjendet edhe në:
Web: https://www.buzzsprout.com/864667
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCHzQ-JYKd832trmS3fJ-Xbg
Spotify: https://open.spotify.com/show/4c9tka65EWMDx8YH3DCRaT
Apple Podcasts: https://podcasts.apple.com/dk/podcast/fit-nshqip/id1498333058