
fit n'shqip
Contributors

Ledian Selimaj
Pasioni për fitnesin bashkë me dëshirën për të ndikuar në edukimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithëve për të bërë një jetë më të shëndetshme dhe aktive janë arsyeja e bërjes së këtij podkasti. Edhe pse inxhinier me profesion dhe shkencëtar të dhënash, Lediani ka mbi 8 vite që punon si trajner fitnesi dhe personal në Kopenhagen dhe Tiranë. Ai ka certifikime të ndryshme si trajner spinning, personal, nutricient dhe CrossFit L1 si dhe ka mbi 1500 orë ekperiencë si instruktor fitnesi për klasat indoor cycling, HIIT, Cross Training dhe CrossFit. Ai ushtron rregullisht sportin e ciklizmit dhe të CrossFit dhe jeton midis Kopenhagenit dhe Tiranës. Lediani është një nga themeluesit e palestrës më invatore në Shqipëri, Elite Sporting Club, e cila operon në Tiranë që prej vitit 2017.